7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Jep dorëheqjen Fatmir Xhafaj, Rama emëron Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme

Më të lexuarat

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lajmin per kete zhvillim kaq te papritur brenda kabinetit qeveritar, e ka dhene vete kryeministri Edi Rama, teksa ka bere nje postim ne rrjetet sociale.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.

Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama.

Rama me nje shenim ne rrjetet sociale ka njoftuar se e ka pranuar kete doreheqje dhe e ka falenderuar per kontributin.

Ja kush është Sandër Lleshi, gjenerali që zëvendësoi Fatmir Xhafajn

Sandër Lleshi do të jetë ministri i ri i Brendshëm që do të pasojë Fatmir Xhafajn pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Emërimin e ri e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama në një status në Twitter. Ai njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Kush është Gjeneral Sandër Lleshi

Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”.

Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinw Ushtarake.

Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C.

Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit