12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ja si t’i shihni “Stories” pa u vënë re. Ndiqni këto hapa të thjeshtë

Më të lexuarat

Risia e Isntagramit, Instastroy u mirëprit nga të gjithë dhe u duk si një mënyrë shumë e mirë për të shpërndarë fotot, duke pasur mundësi për të parë se kush ua shikonte.

Por ndonjëherë kjo nuk është dhe aq në favorin e ndonjë “spiuni” që dëshiron të shohë se çfarë bëhet në profilin e dikujt por nga ana tjetër nuk dëshiron që ai ta marrë vesh.

Por e dini që ka një mënyrë edhe për këtë?!

Gjëja e parë që duhet të bëni është që të keni instaluar Instagram në telefonin tuaj, pastaj të çaktivizoni Wi-Fi dhe paketën e të dhënave. Pastaj shkoni te një Storie. Pasi ta shohësh atë, mbylle dhe përsëri lidhe me internet. Ju nuk do të lini asnjë lloj gjurmë dhe askush s’do ta dijë se e keni parë atë.

A doni ta bëni në kompjuter? Ekziston edhe një alternativë. Së pari instalo “Chrome IG Story” në Google Chrome, pastaj hapni faqen Instagram dhe hyni në të. Ju do të shihni ikonën e një syri pranë emrit tuaj në seksionin e Storieve. Shtypni atë buton dhe ju do të aktivizoni modalitetin “Pamje anonime”, e cila do të fshehë emrin tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit