Ja si mund ti përgatisni gështenjat në furrë

0
204

Nuk do të thotë se gështenjat e pjekura e të ngrohta mund t’i hash vetëm në rrugë. Edhe kur nuk kemi mjetet për ti pjekur mjafton një furrë për ta bërë realitet dëshirën tonë. E rëndësishme është që të ndjekim këshillat. Duhet që minutat e pjekjes të shkojnë sipas madhësisë së frutit.

Fillmisht nxejeni furrën mire, e pastaj mjaftojnë 20-35 minuta pjekje në një temperaturë prej 220°. Ato duhet të hahen të ngrohta në mënyrë që të mos humbasin shijen dhe sidomos që t’u hiqet lëkura më me lehtësi.

Disa këshilla

Për të përgatitur gështenjat e pjekura duhet që të paktën t’i zhysni në ujë të ftohtë dy orë para gatimit. Pastaj thajini. Për të siguruar që të mos plasin, bëjuni nga një të prerë të vogël në majë. Shpërndajini në një letër gatimi, deri sa të marrin ngjyrën kafe të pjekjes.

Pasi të piqen lërini të qëndrojnë në një pecetë të thatë për disa minuta. Shërbejini të nxehta. Në qoftë se doni t’i ruani për më vonë, mund t’ua hiqni lëkurën, t’i vendosni në një qese për ushqime të ngrira dhe t’i konsumoni brenda pak ditësh.