10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ja sa milionë euro do të kushtojnë zgjedhjet lokale

Më të lexuarat

Organizimi i zgjedhjeve lokale, të cilat priten të mbahen më 22 tetor të këtij viti, pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit më së paku 6 milionë euro. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilët kanë thënë se kostoja e saktë mund të bëhet e ditur tek pas përfundimit të procesit.

Ndërkohë, duke marrë parasysh se në zgjedhjet e kaluara prej 38 komunave 25 patën shkuar në balotazh, kostoja e zgjedhjeve mund ta kapë shifrën prej 10 milionë eurosh. Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se përpos buxhetit të shtetit partitë financohen edhe në mënyra joligjore gjatë fushatave. Me këtë rast, mostransparencën e tyre lidhur me financimin ata e shohin si tejet shqetësuese.

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e subjekteve politike thonë se janë transparentë sa i përket kësaj çështjeje. Ndërkohë, në zgjedhjet e 22 tetorit kontribut do të japë edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili ndonëse nuk do ta monitorojë procesin, do të ofrojë ndihmë teknike në këto zgjedhje, shkruan “Zëri”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit