7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Izraeli shpërngul një vendbanim kolon

Më të lexuarat

Izraeli ka evakuuar të dielën një venbanim të paautorizuar të kolonëve në Bregun Perëndimor, në përputhje me afatin e caktuar nga gjykata më e lartë e vendit.

Afati i fundit do të përfundonte të martën.

Policia tërhoqi një numër të rinjsh të cilët refuzonin të largoheshin nga Migroni, por shumica e banorëve ikën vullnetarisht.

Policia ka ngritur postblloqe në zonë, për të parandaluar aktivistët radikalë që të provokojnë përleshjet me forcat e sigurisë.

Migron është ndërtuar në vitin 2001, pa leje, në veri të Jerusalemit.

Që atëherë është bërë një nga vendbanimet më të mëdha të paautorizuara në territorin e pushtuar.

Pronarët palestinezë dhe grupet për të drejtat e njeriut të Izraelit kanë bërë peticion në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, e cila vendosi vitin e kaluar se vendbanimi duhet të hiqet deri në prill të 2012-ës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit