8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Izraeli pengon hyrjen e anëtarëve të PE-së në Gaza

Më të lexuarat

Një delegacion i përbërë nga 6 deputetë në kuadër të një vizite tre ditore që kanë zhvilluar në territoret palestineze nën okupimin e Izraelit, kanë kërkuar leje për hyrje në Gaza, por nuk janë lejuar nga Izraeli

 

BRUKSEL (AA) – Parlamenti Evropian (PE) njoftoi se Izraeli ka penguar hyrjen e anëtarëve të tij në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga PE-ja, theksohet se një delegacion i përbërë nga 6 deputetë në kuadër të një vizite tre ditore që kanë zhvilluar në territoret palestineze nën okupimin e Izraelit, kanë kërkuar leje për hyrje në Gaza, por nuk janë lejuar nga Izraeli.

Se qëllimi i vizitës ishte për të përcaktuar ndikimin mbi situatën njerëzore në Gaza të bllokadës që vazhdon prej shumë vitesh, ndërsa Izraeli pengon vizitat e delegacioneve të PE-së që nga viti 2011 e deri tani.

Theksohet se delegacioni i cili përfundon sot punimet e tij në Kudsin Lindor kishte kërkuar leje për të vizituar Gazën ditën e enjte. Po ashtu në deklaratë vihet theksi se për shkak të bllokadës izraelite populli palestinez në Gaza është i privuar nga nevojat themelore si ujë i pijshëm, ushqime, arsim, strehim dhe shërbimet shëndetësore.

Gjithashtu në deklaratë paraqiten edhe pikëpamjet e kryetarit të delegacionit Neoklis Sylikiotis i cili është shprehur se “Pengesa e Izraelit për hyrjen e PE-së në Gaza ka marrë një trajtë sistematike. Kjo është një sjellje arbitrare dhe e papranueshme”.

“Është shumë e qartë se Izraeli turpërohet dhe ka frikë të tregojë se populli Gazës është me të vërtetë në një situatë shumë të keqe”, ka deklaruar Sylikiotis.

Sylikiotis i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ushtrojë presion Izraelit që t’i japë fund bllokadës në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit