8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Izraeli: BE ta shpall Hamasin grup terrorist

Më të lexuarat

Izraeli si gjithmonë intrigues, i bëri thirrje Bashkimit Evropian të njohë si organizatë terroriste Hamas-in, lëvizje kjo që vepron në territoret e Autoritetit Palestinez.

“Europa mund të kontribuojë në zbutjen e tensioneve në rajon dhe në ecjen përpara në procesin e paqes duke deklaruar Hamasin ashtu sic është; organizatë terroriste”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një takimi në Tel Aviv me Ministrin e Jashtëm italian, Giulio Terzi.

Hamas është partia e dytë më e madhe palestineze dhe ka nën kontroll një pjesë të mirë të Gazas.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Hamasin si organizatë terroriste dhe refuzojnë bashkëpunimin me të, ndërsa për Bashkimin Evropian, Hamas është një lëvizje politike palestineze. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit