6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Islami na mëson se lumturia jonë fshihet në lumturinë e të tjerve

Më të lexuarat

Gjatë orës së mësimit, mësuesi bashkë me nxënësit vendosën të bëjnë një aktivitet grupor. Secili nxënës mori nga një tullumbace, dhe secili në tullumbacen e tij shkroi emrin e vet. Tullumbacet u mblodhën dhe u dërguan në një dhomë tjetër. Më pas, mësuesi kërkoi nga nxënit të shkojnë në dhomën ku gjendeshin tullumbacet dhe secili prej tyre, brenda pesë minutave, të gjen tullumbacen me emrin e tij.

Në dhomë u krijua një kaos i vërtetë. Gjatë kërkimit të tullumbaceve ata ziheshin dhe përplaseshin me njëri-tjetrin. Pas pesë minutash, gati askush nuk arriti të gjejë tullumbacen me emrin e tij. Pastaj mësuesi kërkoi që secili prej tyre të merr nga një tullumbace dhe t’ia jep personit që shkruan emri i tij. Pas disa minutash, të gjithë i kishin në dorë tullumbacet e tyre.

Mësuesi tha: “E gjithë kjo i ngjason jetës tonë. Të gjithë ne, pandërprerë, e kërkojmë lumturinë, duke mos ditur se ku gjendet ajo. Megjithatë, lumturia jonë qëndron në lumturinë e të tjerëve. Nëse i bëni të lumtur njerëzit tjerë, ju do të gjeni lumturinë tuaj. Këtu qëndron sekreti i një jete të lumtur.”

* * *

Mësimi: Feja jonë, Islami, na mëson se lumturia, suksesi dhe krenaria jonë qëndron në faktin se atë që duam për vete të duam edhe për të tjerët.

Ne të gjithë e dimë hadithin në të cilin Pejgamberi, a.s., ka thënë: “Asnjë nga ju nuk do të jetë mumin (besimtar), derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete” (Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith te Imam Ahmedi është regjistruar në këtë formë: “Njeriu nuk mund të arrijnë imanin e vërtetë, derisa të dëshirojë për të tjerët atë që dëshiron për vete” (Ahmedi)

Prandaj, nëse duam të bëjmë ndryshime pozitive në mjedisin tonë, dhe nëse duam të shijojmë ëmbëlsinë e besimit, duhet të kujdesemi për ndjenjat dhe nevojat e njerëzve që na rrethojnë. Provojeni edhe vetë, bëjani ndonjë të mirë nënës, gruas, fqinjit apo mikut tuaj, dhe do të vëreni se në gjoksin tuaj do të ndjeni një lumturi të madhe. Kjo është ëmbëlsia e besimit të vërtetë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit