9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish-diplomati francez: Sulmet e NATO-s në vitin 1999 u përkrahën nga vendet fqinje të Serbisë

Më të lexuarat

Hubert Vedrine, i cili ishte ministër i Punëve të Jashtme i Francës, në kohën kur vendi i tij mori pjesë në bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në vitin 1999, tha se ky veprim ishte i pashmangshëm në mënyrë që të neutralizoheshin caqet ushtarake serbe dhe të parandalohej veprimi i forcave ushtarako-policore serbe në Kosovë.

Ish shefi i diplomacisë franceze tha se vendimin përfundimtar për sulmet ajrore e kanë përkrahur dhe miratuar të gjitha vendet e NATO-s, të gjitha vendet e BE-së dhe të gjithë fqinjët e Serbisë.

“Qëllimi i bombardimeve nuk ishte Kosova e pavarur. Do të ishte më mirë sikur kjo [bombardimet] do të mund të shmangeshin “, tha Vedrine në një intervistë për ” Vecernje Novosti “, i cili atëherë bashkë me homologun e tij britanik Robin Cook bashkëndërmjetësoi në negociatat e pasuksesshme në Rambuje.

Në konstatimin e gazetës serbe se bombardimet nuk e kanë zgjidhur problemin e Kosovës dhe për një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare ajo ende nuk është e pavarur, Vedrine tha se Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe atë tani e njohin 110 shtete anëtare të OKB-së.

“Mendoj se duhet ta pranoni këtë realitet dhe të projektoheni në ardhmërinë”, tha ish-ministri francez, i cili tani është një analist gjeopolitik, konsulent dhe publicist.

Në vërejtjen e gazetës serbe se serbët ishin shumë të zhgënjyer për shkak të pjesëmarrjes së aleatit të saj të vjetër, Francës, në sulmet e NATO-s dhe në pyetjen se a mund të ishte ndryshme, Vedrine tha se “aleanca mes dy vendeve daton nga fillimi i shekullit 20, por në një kontekst shumë më të ndryshëm”, duke shtuar se “vendimin përfundimtar për përdorimin e forcës ushtarake e kanë përkrahur ose miratuar të gjitha vendet e NATO-s, të gjitha vendet e BE-së dhe të gjithë fqinjët e Serbisë”. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit