9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Irlandë e Veriut, “New IRA” pranon vrasjen e gazetares Lyra McKee

Më të lexuarat

Grupi i disidentit republikan “New IRA” ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee, javën e kaluar në Irlandën e Veriut,

Sipas raportimeve të mediave lokale, në një deklaratë të lëshuar sot herët përmes “The Irish News”, grupi pranoi se aktivistët e tij vranë gazetaren 29-vjeçare.

“Gjatë sulmit të armikut, Lyra McKee u vra tragjikisht duke qëndruar pranë forcave të armikut”, tha grupi në deklaratë.

“IRA i shpreh keqardhje të plota dhe të sinqerta familjes dhe miqve të Lyra McKee për vdekjen e saj”, shtoi grupi.

Policia e Irlandës së Veriut njoftoi se në bazë të ligjit për terrorizëm është arrestuar një grua për vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Kjo është një grua 57-vjeçare që u arrestua të martën nën dyshimet se ka kryer akt terrorist.

McKee, e cila vëzhgonte një operacion policor në zonën Creggan të qytetit Londonderrry, u qëllua për vdekje natën e së enjtes.

Ndihmës shefi i policisë, Mark Hamilton, tha se të shtënat ndodhën kur policia po kërkonte municione dhe armë zjarri pas këshillave se sulme terroriste ishin planifikuar për fundjavën e Pashkëve.

Vrasjen e gazetares McKee, Hamilton e quajti “të tmerrshme dhe të pajustifikuar”.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, nga ana e saj, incidentin e quajti “tronditës dhe më të vërtetë të pakuptimtë”.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. Ajo ishte një gazetare që vdiq duke kryer punën e saj me guxim të madh”, shkroi May në Twitter.

Kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës është një nga çështjet më të vështira në negociatat e Brexit-it midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian (BE).

Një marrëveshje e arritur nga kryeministra May dhe zyrtarët e BE-së është refuzuar tre herë nga Dhoma e Përbashkët, kryesisht për shkak të klauzolës “backstop”, një masë për të shmangur kufirin fizik ku do të ishin ndërtuar ndërtesa doganore dhe pika kontrolli.

Irlanda e Veriut votoi të mbetet në BE në referendumin e vitit 2016 dhe ajo shpreh frikë se procesi i Brexit-it mund të shkaktojë armiqësi në rajon.

Telashet në një epokë të konfliktit midis qeverisë britanike dhe paramilitarëve pro-britanikë në njërën anë dhe republikanët e nacionalistët irlandezë në anën tjetër, përfunduan në vitin 1998 pasi Marrëveshja e Belfastit i dha fund dekadave të luftës së armatosur të rajonit të ndarë të Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut.

Më 10 prill të vitit 1998, Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës nënshkruan marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe 8 partive politike në Irlandën e Veriut.

Marrëveshje e quajtur “Marrëveshja e së Premtes së Mirë”, kryesisht pa fundin e dhunës së epokës së telasheve, ku rreth 3.500 persona humbën jetën.

Që kur Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga BE-ja në vitin 2016, tensionet brenda Irlandës së Veriut kanë filluar të rriten në vazhdimësi pasi perspektivat e një kufiri fizik ndërmjet Republikës së Irlandës kërcënon marrëveshjen delikate./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit