IRAK – 50 TË VDEKUR DHE MË SHUMË SE 100 TË PLAGOSUR

0
40

50 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur është bilanci i sulmeve me bomba që kanë ndodhur sot në mëngjes në qytetet Divaniye dhe Qerbela.

Iraku është zgjuar sot sërish me shpërthime.

50 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur është bilanci i sulmeve me bomba që kanë ndodhur sot në mëngjes në qytetet Divaniye dhe Qerbela.

Sulmi në Divaniye, në lindje të vendit, u realizua me autobombë në një treg të mbipopulluar.

Në shpërthim mbetën të vdekur 40 persona, ndërsa u plagosën 75 të tjerë.

Kurse lajmi për sulmin e parë të ditës kishte ardhur nga Qerbelaja. Në momentin që punonjësit e ndihmës mjekësore ishin duke mjekuar dhe transferuar të plagosurit nga shpërthimi i bombës së vendosur në një makinë të paguar afër tregut të fruta-perimeve në qytetit shpërtheu bomba e dytë. Në këtë sulm gjetën vdekjen 10 vetë dhe u plagosën 30 të tjerë.kohaislame