“Il Giornale”: Merkel si Hitleri

0
54

Në ballinën e gazetës italiane “Il Giornale” u publikua një shkrim i titulluar “Rajhu i katërt” dhe nën titullin e gazetës botohen foto të kancelares gjemane Angela Merkel me dorë të ngritur lart dhe me nëntitull: “Heil Angela!”. Mesazhi është më se i qartë.

Sipas kësaj gazete, e cila është pronë e vëllait të Silvio Berlusconit, politikat autoritare të Merkel kanë të bëjnë kryesisht me faktin se ajo refuzon t’i japë më shumë hapësirë Bankës Qendrore Evropiane për të vepruar në mënyrë efektive në zgjidhjen e krizës së borxhit në eurozonë.
Redaktori i gazetës shkruan se dy luftërat botërore dhe miliona vdekje nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar ambiciet hegjemoniste gjermane, transmeton BW.
“Historia përsërit veten jo me armë, por me euro. Gjermanët duan që italianët dhe evropianët t’i japin fuqi Kaiserit të ri, Angela Merkel”, pohon redaktori Alessandro Salousti, dhe shton se problemi është që “askush nuk reagon ndaj kësaj situate”.
Për më tepër, theksohet se Gjermania ka fituar, por Italia, Evropa dhe euro kanë humbur. Sipas gazetës, presidenti i BQE, Mario Draghi është i mposhtur, ndërkohë që “pret gjermanët dhe premtimet e tyre të rreme”./Indeksonline/kohaislame