7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ikën nga Siria me “ëndrrën gjermane”, emigrantët ilegalë përfundojnë në kampin e Babrrusë, siriani rrëfen tmerrin: Dua një mjek, flemë 6 vetë në një dhomë, s’kemi ujë të ngrohtë e ushqim

Më të lexuarat

U nisën nga Siria për t’i shpëtuar luftën dhe përfunduan në kampin e Babrrusë në Shqipëri. Ky është fati i shumë emigrantëve sirianë që kanë gjetur tokën shqiptare si rrugën më të lehtë për të kaluar drejt Bashkimit Evropian, ku ëndërrojnë një jetë të re. Pavarësisht se prej gati një viti kufijve të gjelbër iu janë shtuar forcat FRONTEX, që patrullojnë në kufij, sërish kalimi ilegal kalon. Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e 22 shkurtit, kur një grup emigrantësh ilegalë të nisur nga Greqia, tentuan të kalojnë në Shqipëri. Por rrugës, ndodhi tragjedia. Makina tip “Fuoristradë” ku udhëtonin 10 emigrantë, bashkë me shoferin shqiptar, tashmë të arrestuar, Mikel Gjeli, ra në greminë dhe humbën jetën 2 prej tyre.

Të plagosur mbetën shtetasit sirianë: Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç. Njëri prej tyre, Moohamed Noore, rrëfeu për Dosja.al sesi tentoi të hynte në Shqipëri për të shkuar në Gjermani.

Pagesa klandestine prej 1500 eurosh nuk shërbeu, ndërsa sot janë në kampin e Babrrusë, aty ku siç thotë ai, kushtet janë jo-njerëzore.

“Hymë në Shqipëri nga kufiri grek. Në Greqi paguam nga 1500 euro secili për të hyrë në Shqipëri. Përmes një taksije u nisëm dhe do të shkonim në Serbi. Ishim 10 vetë. Nga Serbia më pas do të shkonim në Bashkimin Evropian, me shumë mundësi në Gjermani. Paratë e rrugës i kishim vetë. Pas ikjes nga Siria kemi punuar për disa kohë në Turqi. Kur hymë në Shqipëri ndodhi aksidenti, dhe nuk mbaj mend rrethanat. Ajo që kujtoj është se na dërguan në spital. Mua mu thyen të dyja këmbët. Kam bërë një operacion në shpinë”,-thotë Mohamed, por ky nuk është problemi i vetëm që ka.

Emigranti sirian thotë se kërkon patjetër që të shihet nga një mjek por kushtet e COVID-19 i kanë pamundësuar daljen nga kampi për të shkuar për ekzaminim mjekësor. “Pas operacionit mjeku më tha që duhet të vizitohem çdo 4-6 javë për të parë ecurinë e operacionit. Por mua nuk më lenë të dal. Më ka vizituar infermieri i kampit i cili vjen këtu çdo 2 javë. Unë kërkoj që të më shohë mjek i specializuar, jo një infermier, por këtu më thonë “nesër nesër, e tashmë kanë kaluar dy muaj”.,-thotë ai.

Ai rrëfen se kushtet në kampin e Babrrusë janë shumë larg atyre që duhet të jetë një institucion ku qëndrojnë qytetarë. “Dhoma ku jemi është e vogël, qëndrojmë 6 persona në një dhomë. Ujë të ngrohtë nuk ka, ushqimi është i pakët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit