4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ia vënë emrin djalit “Hitler”, policia bën kontroll dhe “zhyt” çiftin në Britani

Më të lexuarat

Një çift në Britaninë e Madhe kanë lindur një djalë dhe ia kanë vendosur emrin Hitler. Ky emër ngjalli kureshtjen e autoriteteve, që kanë bërë kontroll të rreptë dhe të imtësishëm në shtëpinë e burrit dhe të gruas, shkruan “Guardian”.

Adam Thomas, 22 vjeç, dhe Claudia Patatas, 38 vjeçe janë shpallur fajtorë për akuzën e pjesëmarrjes në grup të terrorit. Këta të dy janë shpallur fajtorë nga gjykata, pasi janë gjetur se janë anëtarësuar në shoqatën e quajtur “Veprimi kombëtar”, që u ndalua me ligj në vitin 2016. Nga hetimet ka dalë se Adam ndërsa mbante në dorë djalin e vogël Hitler, kishte veshur kostum të Ku Klux Klan. Thomas u shpall fajtor nga një gjykatë britanike, pasi janë zhvilluar disa seanca gjyqësore për 7 javë.

Një i pandehur i tretë, Daniel Bogunoviç, u dënua gjithashtu për shkak se ishte anëtar i organizatës terroriste Veprimi Kombëtar. Bogunoviçi kishte pasur më herët në ngarkim një dënim për nxitje të urrejtjes racore. Ai kishte qenë pjesë e një grupi të dyshuar kriminal që vepronte në Birningham. Thomas, dy herë kishte aplikuar për të qenë pjesë e ushtrisë dhe kishte dështuar në të dyjat, si dhe u gjet fajtor edhe për posedim të një reviste, e cila kishte manual për veprime të pastra terroriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit