16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoxhë Halil Kastrati: E lus Zotin që mos të më del shpirti pa e pa Kosovën me një standart të njejtë të jetesës

Më të lexuarat

Kastrati: Më dhashtë Zoti jetë derisa Kosova ta ketë një standard të njëjtë jetese

Unë nuk do ta lë këtë foltore pa kërkuar një duartrokitije nga ju për të gjtihë ata që dhanë nga ndjersa e tyre për t’i ndërtuar këto 28 shtëpi, kështu u shpreh Halil Kastrati, kryetari i shoqatës “Jetimit e Ballkanit”, në solemnitetin e ndarjes së 28 banesave për familjet e pastrehë, raporton Kosova Post.

Ai ka falenderuar të gjithë ata qytetarë që kanë dhuruar dhe vazhdojnë të dhurojnë mjete për të ndihmuar nevojtarët në Kosovës, ndërsa iu është lutur zotit që të jap jetë derisa të shohë të gjithë qytetarët me standart të njejtë të jetesës.

“Jam krejt i thejshtë sepse unë nuk kam bërë gjë, përveçëse jam mundu që ndjersen e atyre, amanetin e tyre me drejtu tek nevojtarët, kjo është puna e “ Jetimave të Ballkanit”. Prandaj merita më e madhe shkon për ata të cilët me ndihmat e tyre na sjellën në këtë ditë. E lus zotin që mos të më del shpirti pa e pa Kosovën me një standart të njejtë të jetesës”, tha Kastrati.

Në fjalën përfundimtare të tij ai falenderoi të gjithë bëmirësit duke iu uruar gjithashtu edhe festën e flamurit.

“Në emrin tim dhe emrin e stafit që unë e drejtoj ju uroj festën e flamurit të gjithë juvë “, tha Kastrati, raporton Kosova Post.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit