Hollande: Afganistanin do ta lëmë brenda vitit

0
28

Presidenti i sapozgjedhur frrancez, Francois Hollande gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara i ka konfirmuar homologut Barack Obama vullnetin për tërheqjen e trupave nga Afganistani brenda vitit 2012. 

“I thash presidentit amerikan se gjithësesi, ai do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë, por në forma të tjera”, ka deklaruar shefi i ri i pallatit Elize pas takimit në Shtëpinë e Bardhë. 

Presidenti francez që në fushatë elektorale kishte shpallur synimin e tij për të tërhequr trupat franceze, që janë rreth 400, brenda fundit të vitit nga Afganistani. 

Në fillim të muajit ishte vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bëri thirrje për përfundimin e luftës, duke iu drejtuar ushtarëve amerikanë në një bazë militare gjatë vizitës së tij në Afganistan. 

Duke folur një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden, kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderoi ushtarakët amerikanë dhe parashtroi planet për t’i dhënë fund luftimeve në këtë vend. 

Gjithashtu, Obama u takua me homologun afgan Hamid Karzai, me të cilin nënshkroi marrëveshjen strategjike mbi ardhmërinë e marrëdhënieve dypalëshe.