7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia

Më të lexuarat

Xhakartë, 18 maj – Din Suamsudin, kryesues i Muhamadijas, organizatës së dytë islamike për nga madhësia në Indonezi, pohon se organizata që ai udhëheqë, mbështet pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Komentet e zotit Din transmetohen nga agjencitë e lajmeve në Xhakartë.

Din ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në përputhje me preambulën e Kushtetutës së vitit 1945, e cila qartëson se pavarësia është e drejtë e të gjitha vendeve dhe se kolonizimi duhet çrrënjosur.

Fakti i dytë, ka thënë ai, ka të bëjë me 96 përqindëshen myslimane të popullit kosovar.

“Ne presim nga qeveria indoneziane ta njohë pavarësinë e Kosovës sepse nuk ka arsye për të mos e bërë një gjë të këtillë”, ka thënë Din, i cili të mërkurën ka zhvilluar një takim në Prishtinë, me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit