Hidhet nga 120 metra, nuk vdes (video)

0
43

Një 41-vjeçar nga Rusia është hedhur nga një shtyllë elektrike 120 metra të lartë, por gjatë rënies parashuta e tij nuk është hapur dhe fatmirësisht kur është përplasur me token ai nuk ka vdekur.

Të hidhesh nga një lartësi 120 metra duhet të jesh pak i çmendur dhe shumë guximtar, por siç duket rusi nuk e kishte parashikuar që parashuta e tij nuk do të hapej, transmeton Starti njoftimin. Mrekullisht, 41-vjeçari i mbijetoi rënies, sepse toka ishte e mbuluar me dëborë, e cila ia ka zbutur përplasjen me tokën, çka me siguri do të sillte vdekjen e tij. Pasojat e rënies ishin shumë të rënda, pasi fraktuarat në legenin e tij, rruazat kurrizore dhe në këmbë e mbajtën atë 3 muaj në spital, pas të cilit ai filloi të eci sërish. Muajin e kaluar, britaniku Xheik Simkins vdiq teksa hidhej nga një shkëmb në një ishull grek sepse parashuta e tij refuzoi të hapej, ndaj rusi duhet ta quaj veten një ndër njerëzit më me fat në planet./koha/kohaislame