4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hetimi për vdekjen e spiunit rus

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë në Angli vendosi që të hapë një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave dhe fakteve të rinj të panjohur më parë, rreth vdekjes së spiunit rus Alexander Litvinenko, në vitin 2006 në Londër.

Litvinenko ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare pasi u helmua me polonium radioaktiv 210, ndërsa pinte çaj me dy miq të tij rusë në një hotel.

Ish-agjentët e KGB-së, Andrei Lugovoi dhe Dmitri Kovtun, ishin personat që asistuan në atë takim të famshëm me Litvinenkon, përpara se të riktheheshin në Moskë.

Më pas, autoritetet ruse nuk panuan asnjëherë që ata të udhëtonin në Britaninë e Madhe për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tyre prej Gjykatës së Lartë.

Nga ana e saj, Londra gjithmonë ka fajësuar Shërbimet Sekrete Ruse “FSB” për këtë vrasje të sofistikuar.

Gjykata e Lartë do të mbajë një seancë paraprake publike në datën 20 shtator, në të cilën do të vendoset nëse do të rihapen hetimet për vdekjen e Litvinenkos.

Vdekja misterioze e ish-agjentit, i cili pasi kërkoi strehim politik në Britani zbuloi disa operacione sekrete të FSB-së, krijoi në atë kohë një skandal të madh diplomatik midis dy vendeve, ndërsa kryeministri David Cameron theksoi se ngriti këtë çështje edhe gjatë një bisede me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili vizitoi Londrën gjatë javës së shkuar./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit