16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Haxhiu dhe tregtari – Histori

Më të lexuarat

Një haxhi i la një tregtari njëqind dinarë amanet që t’ia ruaje derisa te kthehet nga haxhi. Pasi përfundoi haxhin, personi u kthye në qytetin e amanetit dhe vajti tek tregtari. Haxhiu e pyeti:”A me mban mend mua?”
“Jo” iu përgjigj tregtari.
“Unë jam ai që të lashë një amanet, një sasi dinarësh që të mi ruash derisa të kthehem nga haxhi.
“Më fal – i thotë tregtari i habitur – por sa dinarë ishin se kam haruar?
“Njëqind “ i përgjigjet haxhiu.
Tregtari hyri brenda, u vonua pak dhe doli me një qese me njëqind dinarë. Haxhiu e falënderoi dhe u largua.
Pas disa ditësh, haxhiu takohet sërish me tregtarin të cilit i kishte lënë dinarët amanet. Me ta para tregtari e pyet:”Po kur qenke kthyer nga haxhi? Zoti ta pranoftë… Hajde tani të jap dinarët që më le amanet.”
Haxhiu mbeti i hutuar dhe nuk dinte ç’të bëjë. Pas pak u qartësua se i kishte marrë njëqind dinarë nga një person tjetër, jo nga ai tek i cili i kishte lënë amanet. Kështu, pasi mori amanetin tek tregtari, u kthye serish tek dyqani i tregtarit të parë.
Me ta parë tregtari filloi të buzëqeshë. Haxhiu i tha:”Ti e dije se unë isha gabuar, përse mi dhe njëqind dinarët?! Përse nuk me the se kam gabuar person?!”
Tregtari ia ktheu:”Sepse atë çast kishte shumë njerëz rreth e rrotull. Nëse do të konfliktoheshim për njëqind dinarë, unë do të humbisja besimin e tyre, pasi do të dilja si njeri pa amanet. Duke ditur se ti ishe kthyer nga haxhi dhe se kjo mund të ishte një gabim, unë thashë më mirë po të jap 100 dinarë se te turpërohem para njerëzve. E dija se ti do e takosh tregtarin e duhur, do i marrësh të hollat e tua dhe do i kthesh sërish ato të miat.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit