7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Haradinaj: Kosova e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, energjinë e saj, e ka të fokusuar në përmbylljen e të gjitha temave të brendshme, që ia mundësojnë Kosovës të hyjë në hartën e BE-së.

Këtë gjë, siç ka shkruar Haradinaj në Facebook, e ka bërë të ditur edhe gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA.

“Përpara liderëve të rajonit dhe atyre nga vendet europiane theksova se Kosova, si faktor paqeje e stabiliteti dhe e angazhuar për fqinjësi të mirë, është jetësisht e interesuar ta arrijë në afat optimal marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të përmbyllë të gjitha reformat në vend”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit