4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

HANI I ELEZIT PA ASNJË ÇERDHE PUBLIKE

Më të lexuarat

Nuk ka asnjë çerdhe publike në Hanë te Elezit, askush nuk menaxhon burimet e ujit të pijes si dhe mbeturinave.

Problem në Komunën e Hanit të Elezit paraqet edhe përqindja e lartë e kuadrit të pakualifikuar në sistemin arsimor si dhe numri i paktë i stafit mjekësorë, si dhe mungon sinjali televiziv i televizioneve me frekuencë kombëtare.

Kështu thuhet në raportin për këtë komunë të bërë nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP).

Në raport thuhet se ndotja e madhe e ajrit ngafabrika e çimentos “Sharr Cem” tani është zvogëluar dukshëm dhe për këtë ka meritaedhe Komuna e Hanit të Elezit. Pastaj kryetari i Komunës ka lobuar fuqishëm që të largohetnga përdorimi zyrtar në të gjitha shkresat emërtimi serb i komunës si “Gjenerali Jankoviq”. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të Komunës së Hanit tëElezit, për largimin e këtij emërtimi nga përdorimi zyrtar.

Sa i përket shpenzimit të buxhetit në linjën e mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht për dreka dhe darka, ka një shfrytëzim jo të duhur të buxhetit, thuhet në këtë raport. Shifrat e shpenzuara nuk janë të larta, por janë hasur raste kur brenda një dite janë bërë fatura për 11 dreka zyrtare.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit