14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Halil Kastrati i del në krah “Abi Çarshisë”

Më të lexuarat

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga Halil Kastrati, shprehë keqardhjen e saj lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit në “Abi Çarshi”, duke qenë e bindur se keqkuptimet dhe veprimet e tilla kanë mundur dhe duhet të shmangen, në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomik e shoqëror të qytetit.

Shoqata rikujton se Kompania është njëri nga donatorët kryesorë të saj, në ofrimin e ndihmave për jetimët, për ç’arsye ndiejnë solidarizim me të dhe pronarët e saj bamirës.

Njëherësh Shoqata rikujton edhe bashkëpunimin korrekt me pushtetin aktual komunal, me dëshirë që ai bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të jetimëve dhe të të varfërve.
Prandaj, Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” fton të gjitha palët për veprime të matura, larg frymës inatçore e revansishte dhe për arritjen e një mirëkuptimi, i cili do të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve dhe të Prizrenit, si qytet i traditave më të mira të solidaritetit, bamirësisë dhe qytetarisë.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” është e bindur se problemi mund të tejkalohet me mirëkuptim, duke mos penguar zhvillimin e projekteve të kompanisë dhe duke e vu edhe zhvillimin e kësaj kompanie në shërbim të zhvillimit të qytetit dhe të vlerave qytetare e humanitare të tij.

Për Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”
Halil Kastrati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit