16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Grupi i nisur me biçikleta për në Çanakkala kthehet në Shkup

Më të lexuarat

Grupi prej shtatë personash të cilët ishin nisur me biçikleta nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të Luftës së Çanakalasë, janë kthyer në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatë personat nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Sanxhaku dhe Mali i Zi, u nisën nga Shkupi për në Çanakkala më 10 mars me iniciativë të Shoqatës Bjeshkatare Ekologjike me qendër në Shkup.

Pas kthimit të tyre në Shkup, ata vizituan zyrën e AA-së në Shkup në shenjë falënderimi për mbështetjen e dhënë ndaj tyre, ku treguan përjetimet gjatë udhëtimit si dhe emocionet e tyre.

Çiklistët vullnetarë gjatë udhëtimit të tyre kanë lexuar Kur’an-i Kerim-in dhe hatmen që e kanë bërë ua kanë kushtuar dëshmorëve të Çanakkalasë.

Jashar Hirda nga Shoqata Bjeshkatare Ekologjike, duke shprehur shpresë që ky udhëtim i tyre të jetë urë mes popujve, përkujtoi dëshmorët që kanë dhënë jetën për Islam.

Me këtë udhëtim, tregon ai, kanë dashur të japin një shembull tek pasardhësit e tyre se dëshmorët për Islam dhe atdhe nuk do të harrohen.

“Turqinë i gjithë Ballkani e shohim si mbrojtës, përkrahës të Islamit. Kur është një Turqi e fortë atëherë edhe ne veten e shohim si më të fortë dhe jemi më rahat”, tha ai.

Hirda më tutje duke rikujtuar se stërgjyshërit e tyre kanë shkuar në Çanakkala për të mbrojtur Islamin dhe atdheun, tha se këto ndjenja shpirtërore i kanë dhënë forcë për ta përballuar rrugëtimin.

Ndërkohë Sami Emin nga Shkupi, i cili është një nga pjesëmarrësit e anijes Mavi Marmara, që kishte dërguar ndihma humanitare në Gaza, tha se me një anëtarë të grupit janë takuar rastësisht gjatë udhëtimit të tyre në Stamboll, ku dhe kanë vendosur udhëtimin me biçikletë për në Çanakkala.

Ai duke treguar se armiqtë e Turqisë më 15 korrik janë ashtu siç kanë qenë në Çanakkala, tha se duke e pasur parasysh këtë kanë vendosur këtë udhëtim.

Emin rikujtoi se në Çanakkala kanë ra rreth 35-40 mijë dëshmorë nga Ballkani.

“Shpresa jonë është Turqia, është i gjithë umetit. Arritëm në qëllimin tonë, më lehtë se sa shpresonim. Atje na pritën mirë. Qëllimi ynë është mos të harrojmë dhe mos të lejohet të harrohet. Çanakkalaja është e rëndësishme. Edhe sot qëllimi i armiqve të Islamit dhe Turqisë është ta ndajnë kalanë e funidt të Islamit, Turqinë. Shpresojmë që nuk do të arrijnë sukses. Qëllimi dihet, por muslimanët pas këtyre presioneve duhet të bashkohen edhe më shumë”.

Ai më tutje tregoi se kanë udhëtuar për unitetin e muslimanëve, për kauzën Islame dhe shtoi se në ditë kanë udhëtuar rreth 110 kilometra.

Një anëtar tjetër i grupit, Ismet Shkulj nga Bosnjë e Hercegovina, tha se kjo nuk ishte rrugëtimi i tij i parë me biçikletë, por u shpreh se është i kënaqur se ka marrë pjesë në këtë udhëtim.

Shkulj tha se mosha e të gjithë anëtarëve të grupit është mbi 60 vjeçare.

“Pjesa më interesante është kur mbërritëm në Çanakkala, vetë pritja, pjesa e stadiumit, mbështetja e popullit, sa e përkujton dhe e respekton atë. Udhëtimi ishte i mirë, kishte shi, pak borë, por organizimi dhe akomodimi ishin të mira”, theksoi ai.

Ndërsa Sahit Hot nga Mali i Zi, nga ana e tij, tregoi se në këtë rrugëtim ka marrë pjesë pasi që ka njohur alpinistë.

Hot potencoi se kjo ishte hera e parë që ka vizituar Turqinë dhe Çanakkalanë.

“Në Turqi shkova për herë të parë dhe nuk e dija Çanakkale. Ashtu siç vizitova 11 herë dëshmorët e Srebrenicës, edhe Çanakkalanë do të vazhdoj ta vizitojë. Emocionet tona kur arritëm atje janë të pashpejegueshme. Të njëjtën e përjetova në Potoçari. Nuk mund të mbani lotët atje”, u shpreh ai.

Adnan Nuhovic nga Novi Pazari, tha se Turqinë e ka vizituar për herë të parë dhe se ka mësuar shumë gjëra.

Ai tha se gjatë vizitës në Çanakkala, kanë parë se studentët kanë jetuar Islamin.

“Kur do të shkoj në Sanxhak do të tregoj se kush janë stërgjyshërit tanë, do të tregoj se si kanë mbrojtur Stambollin dhe Turqinë”, tha Nuhovic.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit