9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Greqi, lirohet një tjetër puçist i FETO-s që ka fituar të drejtën e azilit

Më të lexuarat

AHTINË (AA) – Ahmet Güzel, një prej puçistëve i cili u arratis në Greqi pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, është liruar nga komisariati ku mbahej nën vëzhgim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Kathimerini” bëhet e ditur se puçisti Ahmet Güzel, është i dyti prej tetë puçistëve ushtarakë i cili është liruar nga komisariati ku mbahej nën vëzhgim pasi të martën ai fitoi të drejtën e azilit.

Güzel ditën e enjte është marrë në fshehtësi nga paraburgimi dhe është transferuar nën masa të larta të sigurisë në shtëpinë ku qëndron edhe Süleyman Özkaynakçı, një prej tetë puçistëve ushtarakë, i cili fillimisht nga zyra e azilit fitoi të drejtën e azilantit dhe pak kohë më parë u lirua me kusht.

Këshilli Shtetit në Greqi më parë ndaj Özkaynakçı dha vendimin që ai të qëndrojë i lirë me kushtin e kontrolleve të rrepta deri në njoftimin e vendimit të aplikimeve për azil të të gjithë ushtarëve të tjerë puçistë.

Sipas medias greke, ruhet nën masa intensive sigurie shtëpia ku mbahen puçistët jashtë Athinës.

Deri më tani Turqia ka paraqitur tre herë kërkesa ndaj Greqisë për ekstradimin e tetë ushtarakëve puçistë që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik 2016, por gjyqësori grek ka refuzuar në të tria rastet këto kërkesa të Turqisë për ekstradimin e puçistëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit