14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Graçanica nuk e njeh shtetin e Kosovës, ministri Lekaj detyrohet të mos shkojë në “Serbinë” që është midis Prishtine

Më të lexuarat

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka refuzuar të zhvilloj vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.

Siç njofton kumtesa nga kjo Ministri, për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës.

I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre.

Graçanica është pak kilometra kryeqytetit të Kosovës, por kur kalon aty thua ekziston në Serbi. Asnjë flamur të Kosovës, asnjë gjë shqip të gjitha në gjuhën serbe. Shumë qytetar të Kosovës që duan të shkojnë në Gjilan patjetër duhet të kalojnë nëpër “Serbi”. Politikanët tonë forcat e tyre i masin me shqiptar të shkretë, ndërsa edhe pse kaluan 19 vite pas luftës dhe 10 vite pas pavarësisë së Kosovës, shteti i Kosovës nuk ka bërë as më të voglin ndryshim në komunat me shumicë serbe.

Graçanica është rasti më i rrallë, vetëm 5KM nga Prishtina kur kalon aty e kupton se je në Serbi e jo në Kosovë. Pal Lekaj mundohet të shes patriotizëm se nuk shkojë me një vend ku nuk respketojnë simbolet e shtetit të Kosovës, por kjo tregon dështimin e të gjitha politikave ndër vite të shqiptarëve të Kosovës të cilët deri më tani gjithnjë kanë qenë në koalicion me pakicat serbe. Tani le ta mbajnë me shnet, ndërsa ne populli i thjeshtë do ta vuajmë gjithnjë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit