16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Grabiten 20 milionë euro në Zvicër, skenari si në filmat e Hollivudit

Më të lexuarat

Duke pretenduar se ishin hidraulikë, një grup kriminal ka rrëmbyer një vajzë 20-vjeçare në Lyon të Francës, përpara se të thërrasin babanë e saj, i cili punon si një shofer transportues parash në Zvicër, për të sjellë e dorëzuar sasinë e parave që kishte ne makinë në mënyrë që të merrte të bijën e tij.

Shuma e parave vlerësohet të jetë mes 15 dhe 30 milionë franga zvicerane, domethënë 13 dhe 26 milionë euro. Sipas BFMTV është hapur një hetim në Lyon për ‘rrëmbim dhe sekuestrim personi’.

Skenari i këtij rasti është si nëpër filma. Të enjten rreth orës 19:00, disa burrat që pretendonin se ishin hidraulikë, erdhën në shtëpinë e vajzës 20 vjeçe. Ata i thanë asaj se, administratori i godinës i urdhëroi kontrollet. Pas rrëmbimit të saj, autorët e krimit morën në telefon babanë e saj, punën e të cilit e njihnin. Ai ishte një transportues parash në Zvicër. Më pas ata i kërkojnë atij të dorëzojë paratë që kishte në mjet në këmbim të lirimit të vajzës së tij, mësoi BFMTV.

Të arratisurit në arrati

Pasi kishte marrë telefonatën, babai i vajzës mori rrugën Lozanës duke marrë autostradën A1. Gjatë rrugës, ai u largua nga rruga për të shkuar në një park makinash pranë Chavornay. Tre burra të armatosur e detyruan atë të parkojë. Ata më pas e zhdukën furgonin, që ishte i mbushur me 13 deri 26 milionë euro, dhe më pas u arratisën me një Porsche 4×4 me ngjyrë të errët. Autorët morën një drejtim të panjohur dhe nuk u kapën.

“Sipas të dhënave të para, mendohet se kjo është një grabitje, me skemën e lirimit të vajzës së re. Transportuesi i parave nuk ka rezistuar dot”, tha një burim i afërt me anën e hetimit francez.

Pas “transferimit të parave”, vajza e re u lirua në Tramoyes, Ain, 20 kilometra nga Lyon.

Ajo ishte shumë tronditur kur u gjet nga policia. Ajo u mor në pyetje nga policia gjyqësore. Babai i saj është në Zvicër. Ndërkohë tre autorët janë midis 1m70 dhe 1m75, flasin frëngjishten me një theks të jugut ose Afrikën e Veriut. Policia zvicerane ka bërë thirrje për dëshmitarët që të vijnë e të dëshmojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit