Gjyqtarët janë përgjuar për vrasjen te liqeni i Smilkovcës!

0
31

Vrasja e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovcës kishte shkaktuar shumë trazira, dyshime, pakënaqësi dhe akuza të shumta.

Policia kishte arrestuar 20 shqiptarë të dyshuar për vrasje, pastaj gjysmën prej tyre i ka liruar dhe të tjerët vazhdojnë të mbahen në paraburgim me akuzën bashkëveprim në vrasje, armëmbajtje pa leje dhe terrorizëm.

Policia kishte deklaruar se kryerësit e kësaj vrasje janë “radikalë islamikë” që pastaj rezultoi me protesta masive të shqiptarëve msylimanë të Maqedonisë.

Gazeta ditore “Fokus” ka publikuar detaje të tjera rreth kësaj vrasje, duke theksuar se policia i ka përgjuar telefonatat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Themelore 1 me pretendimin se po zbulojnë detaje nga ky proces.

Gazetari i “Fokusit”, pohon se hetuesit në rastin “Liqeni i Smilkovcës” kanë dashur ta arrestojnë atë, për shkak të shkrimeve që i ka shkruar për Haki Azirin, i cili fillimisht duhej të ishte dëshmitar i mbrojtur, kurse pastaj me vetëdëshirë kishte delaruar se dëshiron të jetë i akuzuar.

Ai pohon se duke kërkuar se kush po jep informacione, udhëheqësit e gjykatës kanë kontrolluar bisedat e gjyqtarëve, kurse këta të fundit dyshojnë se janë përgjuar./zhurnal/kohaislame