9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjermania nis seancat për një sulm në Afganistan

Më të lexuarat

Një gjykatë në Bon të Gjermanisë ka nisur seancat dëgjimore për padinë e ngritur nga të afërmit e viktimave, që kanë pësuar nga një sulm në Afganistan, i urdhëruar nga komanda gjermane e NATO-s.

Sulmi i 4 shtatorit, 2009, pranë qytetit Konduz, ka qëlluar dy cisterna karburanti, të cilat ishin vjedhur nga militantët. Mbi 90 civilë përreth tyre kanë humbur jetën.

Seancat kanë nisur me shqyrtimin e kërkesës së një babi afgan, i cili kërkon 40,000 euro për vdekjen e dy fëmijëve.

Avokati i viktimave ka thënë se 79 familjet e prekura afgane kërkojnë një total prej 3.3 milionë eurosh nga Gjermania.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit