9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjermani – Shtypi trajton padrejtësitë e Berlinit dhe Brukselit në raport me Turqinë

Më të lexuarat

Gazeta “Tageszeitung” (TAZ) ka trajtuar në një artikull padrejtësitë kundër Turqisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke paralajmëruar edhe qeverinë gjermane në lidhje me organizatën terroriste gyleniste (FETO)…

Zëra të matur kanë filluar të ngrihen ditëve të fundit nga shtypi gjerman.

Gazeta “Tageszeitung” (TAZ) ka trajtuar në një artikull padrejtësitë kundër Turqisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke paralajmëruar edhe qeverinë gjermane në lidhje me organizatën terroriste gyleniste (FETO).

Në artikullin e së përditshmes “TAZ” theksohet se qëndrimi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe popullit turk rreth negociatave të anëtarësimit në BE dhe FETO-s nuk është i padrejtë, ndërsa tërhiqet vëmendja se Gjermania bën padrejtësi në emër të “Erdoganofobisë”.

Artikulli në fjalë kritikon Bashkimi Evropian se “po e zvarrit Turqinë në procesin e negociatave për shkak të dallimeve kulturore dhe fetare duke i bërë Ankarasë zyrtare premtime boshe që prej fillimit”.

Kurse “Der Spiegel”, një ndër revistat më të famshme të Gjermanisë, vë në pah shkallën e lartë të rritjes ekonomike të Turqisë pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të kohëve të fundit ndërmjet saj dhe BE-së.

Revista nënvizon se mesatarja e rritjes ekonomike të bllokut 28-anëtarësh në tremujorin e dytë të vitit 2017 është realizuar në nivelin 2,4 për qind, ndërkohë që ekonomia turke është rritur më shumë se dyfishi i BE-së në të njëjtën periudhë duke arritur shkallën 5,1 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit