GJERMANËT MBËSHTESIN NJOHJEN E PALESTINËS

0
42

Marrëdhëniet politike midis Gjermanisë dhe Izraelit ka kohë që nuk janë në nivelin e duhur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është një nga kritikët më të mëdhenj të politikës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që vazhdon me ndërtimin e vendbanimeve hebraike në territoret palestineze.

Qëndrimi i kancelares Merkel dhe qëndrimi i qytetarëve të Gjermanisë ka ndryshuar.

Sipas anketës së bërë nga revista “Stern”, shumica e gjermanëve gjatë tri viteve të fundit kanë humbur simpatinë për Izraelin.

Vetëm 36 për qind e të anketuarve janë deklaruar se e pëlqejnë politikën e Izraelit, ndërkohë që në vitin 2009, në një anketë të ngjashme, 59 për qind e gjermanëve ishin shprehur në mbështetje të Izraelit.

Më shumë që 65 për qind e gjermanëve duan që qeveria e tyre ta njohë shtetin e Palestinës, ndërsa vetëm 18 për qind e tyre vlerësojnë se tani nuk është momenti i duhur për të njohur shtetin palestinez./kohaislame