9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjenerali i ushtrisë kroate sot në Kosovë

Më të lexuarat

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, do të vizitojë sot Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.

Gjatë ditës, shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo është vizita e parë e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, pas transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. /kp/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit