15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024


Gjaku i palestinezëve, miliarda fitime për kompanitë ushtarake të hebrenjve në SHBA

Më të lexuarat

Gjenerali italian, dikur dhe në Shqipëri: Plani izraelit dhe Joe Biden që bën gjoja si i indinjuar

Nga Paolo Rossetti, Il Sussidiario

Në fillim një operacion ushtarak në Rafah, pastaj do të vendoset nën kontroll Bregu Perëndimor. Dhe së fundi do të ketë një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit, për ta penguar që të bëhet një fuqi bërthamore. Plani i Izraelit, thotë Vincenzo Giallongo, gjeneral në pension i karabinierëve italianëve me misione në Irak, Shqipëri, Kuvajt dhe Kosovë, është vazhdimi i luftës. Të paktën në këto fronte. Kësti i madh i ndihmës ushtarake i miratuar së fundmi nga Kongresi Amerikan, e bën qeverinë e Netanyahut të ndihet më aleate se kurrë me “Xhaxha Semin”. Izraeli do të marrë 26 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe do të vazhdojë të bombardojë Rripin e Gazës dhe objektiva të tjera.

Në këtë kontekst, edhe sanksionet e hipotezuara nga Shtetet e Bashkuara kundër batalionit Netzah Yehuda, i përbërë kryesisht nga ultra-ortodoksët, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor, janë një farsë. Sepse Izraeli e di se SHBA-të do të qëndrojë në krah të tij dhe do të mbështesë veprimet ushtarake. Këto të fundit vazhdojnë në Bregun Perëndimor, ku 14 persona u vranë së fundmi në kampin e refugjatëve Nur Shams, pranë Tulkaremit. Një episod, pas të cilit Fatah shpalli një grevë të përgjithshme në të gjithë rajonin, dhe që i parapriu një sulmi tjetër po aq të rëndë në Rafah, në të cilën u vranë të paktën 22 njerëz, shumica prej tyre fëmijë. Ndërkohë, udhëheqësi politik i Hamasit Ismail Haniyeh u takua në Stamboll me presidentin turk Recep Erdogan, një vizitë që e tërboi Izraelin.

Gjeneral, çfarë peshe ka vizita e Haniyeh tek Erdogan, në kuadrin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme?

Unë nuk e kuptoj çfarë loje po bën Erdogan. Presidenti turk përfshihet aty ku mendon se mund të ndërmjetësojë, ku mund të jetë njeriu i marrëveshjeve, për të pasur përfitime për të dyja palët. Por me këtë lëvizje të papritur nuk është e qartë se ku po shkon, sepse ka zemëruar shumë si amerikanët ashtu edhe izraelitët. Gjithsesi, loja e tij është e zgjuar, pasi ai e di se nuk mund ta dëbojnë dot nga NATO, pasi në të kundërt do të kërkonte mbështetjen e Rusisë.

Haniyeh ka deklaruar se Hamasi është gati të çmilitarizojë veten në këmbim të krijimit të një shteti palestinez. A e mbështet Turqia?

Është normale që Erdogan ta synojë këtë gjë. Por unë nuk mendoj se Izraeli do të pranonte.

Ndërkohë udhëheqësit e Hamasit duan të largohen pas shumë vitesh nga Katari?

Unë besoj se kjo lëvizje është pjesërisht një zgjedhje e Katarit, një shtet që po afrohet gjithnjë e më shumë me Perëndimin. Katari është një vend që priti Kupën e Botës në futboll dy vite më parë, por dhe ngjarje të tjera të rëndësishme. Dhe që të vazhdojë progresin në këtë drejtim, nuk mund të vazhdojë që ta strehojë udhëheqjen e Hamasit.

Ndërkohë, izraelitët me një postim në platformën X të ministrit të Jashtëm Katz, paralajmërojnë mbi rrezikun që vjen nga Irani, duke e shoqëruar mesazhin me një foto të montuar të raketave mbi Koloseum në Romë. Propagandë?

Gjithçka që duhet të ndodhë midis Izraelit dhe Iranit nuk ka filluar ende. Teherani synon të nxitojë për t’u bërë një fuqi bërthamore, por Tel Avivi s’do që ta lejojë. Pasi të pushtojë Rripin e Gazës, të neutralizojë Hamasin dhe eleminojë Hezbollahun, objektivi i radhës mbetet Pasdaran-i.

 Amerikanët po marrin në konsideratë vendosjen e sanksioneve ndaj një batalioni ultra-ortodoks të IDF për shkelje të të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor. A janë dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Izrael, të paktën pjesërisht?

Vetë shumica e izraelitëve nuk i pëlqejnë ultra-ortodoksët. Do të ketë ankesa formale, por qeveria do t’u thotë atyre: “Ju po na bëni që të dukemi keq para amerikanëve, silluni siç duhet!”. Nëse do të kenë kryer abuzime, ata do ta diskreditojnë akoma më shumë Izraelin, dhe ky i fundit nuk e ka këtë luks. Le të mos harrojmë se deri tani në Gaza janë vrarë 34 mijë njerëz, kryesisht civilë.

 IDF shkaktoi dhjetëra të vdekur në një kamp refugjatësh pranë Tulkarem dhe të tjerë në Rafah. A janë këto objektivat kryesore të ushtrisë izraelite: të “sistemojë” Bregun Perëndimor dhe të godasë Rafahun?

Po, edhe izraelitët e ka thënë këtë gjë. Problemi është se do të ketë gjithnjë e më shumë vdekje të civilëve. Izraeli po nxiton, ndaj nuk ka mbledhur informacione të mjaftueshëm përmes shërbimeve të tij sekrete. Hamasi tenton të turbullojë ujërat duke dhënë sinjale false, duke i bërë izraelitët të besojnë se në një ndërtesë ka terroristë për të sulmuar civilët.

 Pasi e ka shtyrë luftën e zgjeruar me Iranin a do të fokusohet tani Netanyahu në Rafah? Dhe a do ta lejojnë këtë amerikanët?

Unë jam i bindur se përveç disa deklaratave sipërfaqësore, amerikanët nuk do të përplasen kurrë hapur me Izraelin. Në fund do të mbizotërojë linja që ndjek Izraeli. Nëse Irani pajiset me bombën bërthamore, kjo do të rrezikonte edhe SHBA-në. Ndërkohë, jemi gjithnjë e më afër zgjedhjeve presidenciale. Nëse fiton Biden, mund të përpiqet disi të moderojë një pjesë të sjelljes së Izraelit. Por nëse fiton Trump, Izraeli do të ketë dorë të lirë të bëjë çdo gjë.

 Nga ana tjetër, Kongresi i SHBA sapo ka miratuar dhënien e miliardave të tjera për të ndihmuar ushtarakisht Izraelin. Kjo do të thotë se aleanca midis tyre mbetet e ngushtë?

Izraeli është gjithmonë në zemrat dhe xhepat e amerikanëve. Pastaj në fund janë shumat e mëdha të mëdha të parave që shkojnë për kompanitë private amerikane, të cilat janë gjithashtu në pronësi të hebrenjve.

Pra duhet të presim një operacion të gjerë ushtarak në Rafah?

Po, edhe pse nuk besoj se do të ndodhë menjëherë. Izraelitët bënë dy gafa të pafalshme duke vrarë sërish njerëz të pafajshëm në Tulkarem dhe Rafah. Do të ketë një moment qetësie, më pas ata do të nisin operacionin.

Pas sa kohësh mund të përfundojë lufta?

Mbetet të presim dhe shohim se sa izraelitët do të kenë ndjejnë se e kanë nën kontroll territorin. Vetëm më vonë do të synojnë të përballen në shkallë të gjerë më Iranin.

Cili është objektivi në Bregun Perëndimor?

Të forcohet mbrojtja, të pushtohen territore të tjera. Ata duan që t’i largojnë të gjithë palestinezët nga territori i tyre. Ndaj do të vazhdojnë me sulmet e përditshme edhe në Bregun Perëndimor, derisa të kenë eliminuar xhepat e rezistencës. Tashmë kolonët atje po veprojnë në mënyrë të pavarur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit