8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gëzimi që i refuzoi pastorit dhurimin e vajzave, fshihet nga yotuube “Lumturia” e Arbana Osmanit

Më të lexuarat

Janë hequr nga yotuube videot e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ku bie në sy mungesa e asaj puntate me protagonist Gëzimin nga Treblova, që, në përballje me kërkesën e një pastori, Alfred Zikes, për t’i birësuar përkohësisht fëmijët e tij, dy vajza që aktualisht janë në Jetimoren e Sarandës, e kundërshtoi këmbëngulësisht nderin që i ofrohej për “ta bërë të lumtur”.

Gëzimi nuk e pranoi një gjë duke u arsyetuar se me këtë lloj birësimi do vinte një ditë që vajzat mund ta braktisnin atë si baba biologjik.

Emisioni u karakterizua nga përpjekja e pastorit si dhe ajo e drejtueses, Arbana Osmani me dy komisionere të Avokatit të Popullit, për ta bindur Gëzimin që t’i dhuronte dy vajzat te të tjerë prindër, ndonëse me status “të përkohshëm”, por ai nuk pranoi.

Kjo ishte ndodhur dhe para se “beteja” pastor-baba të zhvendosej në studio televizive, dhe organizimi i emsionit ngjante si një kurth ndaj prindit të dy vajzave, për ta vënë atë në sedër e dorëzuar krijesat e tij biologjike. Por ai as para oponionit nuk e pranoi paktin e prindërimit të përkohshëm.

Emisioni shkaktoi një furtunë reagimesh në rrjete sociale, ku dallohej vënia e opinionit në krah të Gëzimit.

Edhe pse Top Channel e serviri në lajmet e saj si diçka normale vijueshmërinë e emisionit pa një “fund të lumtur”, një pjesë e opinionit e konsideruan atë më shumë se një dështim, një skandal.

Heqja e videove nga yotuube, sikur e konfirmon këtë, përcjell tesheshi.com

Ju njoftojmë se këtë emision e kemi në arkivat personale te KohaIslame.com dhe do e nxjerrim për publikim mos ta harrojmë atë se çfarë ndodhi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit