14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gerard Butler qan shtëpinë e djegur në Malibu: ja çfarë u ka bërë palestinezëve?

Më të lexuarat

Ditë më pare, aktori i njohur i Hollivudit Gerard Butler, u bë hit në media e rrjete, pasi përcolli mesazhe me në sfond shtëpia e tij djegur në Malibu të Kalifornisë, atje ku prej ditësh zjarret po përpijnë gjithçka, përfshirë dheë pronat disa milionëshe të figurave VIP të artit e spektaklit. Gerard Butler ishte një prej tyre.

“U ktheva në shtëpi në Malibu pas evakuimit. Zemra ime është thyer nga ajo çfarë pashë”, u shoreh Butler në rrjete.

Por një valë reagimesh mnegative ka shpërthyer ndaj tij, pasi pak ditë para se t’i shkrumbohet prona, ai mori pjesë në një darkë donatore për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Atë mbrëmje u mblodhën 60 milionë dollarë për ushtrinë izraelite dhe një sasi e dhuroi dhe vetë aktori.

“A i kuptoni ata, palestinezet, në vuajtjet e tyre? Për fat të keq ata nuk janë aq të pasur sa mund të rinovojnë shtëpitë e tyre”, shkruhej në një nga komentet.

“Ju duhet të keni dhuruar disa nga 60 milionët për IDF, që do shkojnë për shkatërrimin e shtëpive palestineze”, ishte një koment tjetër.

“Ajo që po ndodh te ju, është ajo që u ndodh palestinezëve çdo ditë”, vijuan komentet. /tesheshi.com/

https://www.facebook.com/OnePathNetwork/videos/267727890576323/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit