7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Futbollisti Şahin jep kontribut në projektin mbi përgjegjësinë sociale në Etiopi

Më të lexuarat

“Që prej një jave me mikun tim, me shokun e skuadrës ndodhemi në Etiopi. Neven që nga viti 2013 hap puse uji për të plotësuar nevojat me ujë të pastër në rajonet më të varfra”

 

STAMBOLL (AA) – Futbollisti turk Nuri Şahin, që luan në ekipin e Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund, ka dhënë kontribut në projektin mbi përgjegjësinë sociale të ish kolegut të tij të ekipit Neven Subotiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në llogarinë e medias sociale, Şahin ka thënë: “Që prej një jave me mikun tim, me shokun e skuadrës ndodhemi në Etiopi. Neven që nga viti 2013 hap puse uji për të plotësuar nevojat me ujë të pastër në rajonet më të varfra dhe më të thata të botës, si dhe bën përpjekje të mëdha për parandalimin e sëmundjeve të lidhura me higjienën dhe për të nxitur fëmijët që të shkojnë në shkollë”.

Më tej Şahin ka shkruar se me mbështetësit e fondacionit deri më sot kanë hapur rreth 100 puse.

“Mua më thoshte gjithmonë se ‘duhet të jesh dëshmitar i atij momenti për të kuptuar se si një pus uji ndryshon jetën e njeriut‘. Ka patur të drejtë. Falë tij kam përjetuar përvojën më të paharruar të jetës time. E falënderoj pa masë që më siguroi që unë të jem pjesë e një veprimi të mirë që nuk njeh kufi. Që tani e tutje, ne do të punojmë krah për krah për të bërë të buzëqeshin fytyrat e fëmijëve në mbarë botën”, tha Şahin.

Futbollisti 29 vjeçar i cili në karrierën e tij të futbollit ka luajtur në ekipet si Real Madrid, Liverpool dhe Feyenoord, në llogarinë e tij të medias sociale ka postuar edhe fotografitë me fëmijët etiopianë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit