7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Francë: një ushtar francez u arrestua për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj një xhamie

Më të lexuarat

Një ushtar francez, i cili kryente shërbimin ushtarak në një bazë ajrore në Lyon, u arrestua me dyshimin për përgatitjen e një sulmi ndaj një xhamie, deklaroi Ministria franceze e Punëve të Brendshme.
Ministria gjithashtu njoftoi se ushtari 23-vjeçar kishte kryer edhe më parë një sulm ndaj një xhamie dhe se ai kishte pikëpamje terroriste të ekstremit të djathtë.
I dyshuari ishte duke planifikuar një sulm të armatosur ndaj një xhamie në fund të muajit të shenjtë të myslimanëve, muajit të Ramazanit.
Kohët e fundit Franca është hasur me aktivitetet në rritje të grupeve ekstremiste. Vetëm gjatë këtij muaji janë ndaluar tre organizata të ekstremit të djathtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit