14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Francë, 9 javë protesta, Macron i hedh benzinë zjarrit me deklaratën e tij

Më të lexuarat

Presidenti Emmanuel Macron kritikoi qytetarët e Francës për mospërpjekje të mjaftueshme, pasi protestat e ‘jelekverdhëve’ kundër politikave të tij ekonomike hynë në javën e tyre të nëntë. Deklarata u prit me inat.

“Shumë nga qytetarët tanë mendojnë se është e mundur të fitojmë diçka pa përpjekje të duhur”, tha ai të premten.

“Nganjëherë njerëzit harrojnë se përveç të drejtave ekzistojnë edhe detyra,” deklaroi Macron.

Ai gjithashtu përsëriti këtë ide në lidhje me “rininë franceze”. Komentet e presidentit nuk janë pritur mirë nga disa politikanë nga e majta dhe nga e djathta, të cilët u kundërpërgjigjen me sarkazëm dhe indinjatë.

“Së pari mendova se ishte e rreme, pasi presidenti nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit, por është kështu në të vërtetë”, ka shkruar Olivier Faure, një nga liderët parlamentarë të Partisë Socialiste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit