4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Filmohet ariu duke vrapuar në rrugët e një fshati në Prizren

Më të lexuarat

Arinjtë kanë filluar të bëhen problem shumë i madh për banorët e fshatrave të Prizrenit, që së fundmi kanë raportuar se kanë pësuar dëme të mëdha në blegtori.

Rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme, disa persona të cilët lëviznin me automjetin e tyre në një nga rrugët lokale të fshatit Lybeçevë, kanë hasur në një ari të ri , siç mund ta shikoni në këtë video që e kanë realizuar këta qytetarë, të cilët edhe na kanë dërguar xhirimet.

Këta qytetarë thonë se, arushin e ri e kanë lënë të lirë dhe i cili është larguar drejt pyllit. Ndryshe, këtë vit numër i madh i arinjve janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme, duke mbjellë frikë tek popullata, por edhe duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme në radhë të parë blegtorëve të ndryshëm. /tvprizreni/

https://www.facebook.com/prizreni.tv/videos/806583293059944/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit