16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ferrari, Rolls Royce, Bentley e Lamborghini, varreza më e madhe në botë e veturave luksoze

Më të lexuarat

Veturat luksoze si ato moderne dhe klasike janë mbuluar nga pluhuri në një nga varrezat e veturave në Dubai, që konsiderohet si varreza e veturave më të shtrenjta në botë.

Bëhet fjalë për vetura si Ferrari, Rolls Royce, Bentley, Range Rover dhe Lamborghini që “pushojnë” në një varrezë në Sharjah, jo edhe aq larg nga qendra e qytetit të Dubait.

Temperaturat e larta, rrezet e diellit dhe shkretëtira kanë bërë të vetën, megjithatë nëse i shikoni me vëmendje do ta kuptoni që janë vetura që kushtojnë shumë shtrenjtë.

Shumica e pronarëve të tyre besohet që kanë ikur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi që janë zhytur në borxhe dhe kështu janë detyruar t’i lënë veturat peng.

Edhe pse shumica e veturave janë në gjendje të mjerueshme, megjithatë disa prej tyre janë mirë të ruajtura dhe mund të shiten për pjesë, me qëllim që blerësit potencial të kursejnë shumë nga blerja e pjesëve të reja.

Pas goditjes financiare të vitit 2012, shumë qytetarë britanikë kishin shkuar në Dubai në kërkim të një rroge më të mirë që nuk do t’ua ndalte jetën luksoze që ata bënin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit