4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fenomeni “Selfie” 259 viktima në 6 vite

Më të lexuarat

“Selfie” sot është një term ndërkombëtar, që përdoret kur realizon një foto pasqyrë, pra vetes tënde, pa ndihmën e dikujt tjetër. Mirëpo, ka edhe nga ata që tentojnë të realizojnë foto apo video ‘selfie’ në kushte ekstreme, të rrezikshme. Nga ‘selfie’ tani fjala është transformuar në ‘killfie’.

Këto janë të dhënat e Eurispes

Nga tetori 2011 dhe nëntori 2017, 259 njerëz kanë vdekur në botë, në tentativën për të realizuar një selfie (foto ose video) në kushte ekstreme dhe me rrezikshmëri të madhe. Bëhet fjalë për persona nga mosha 20 në 29 (106 viktima), 10-19 vjeç (76 viktima). Këto dy kategori përfaqësojnë rreth 70.3 % të totalit të të vdekurve. 20 viktima janë të moshës nga 30-39 vjeç, 2 të moshës 50-59 dhe 3 nga 60-69 vjeç. 153 janë meshkuj dhe 106 janë femra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit