14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fëmijët e kriminelit Assad në pushime në Krime, për ta mësuar rusishten

Më të lexuarat

Fëmijët e diktatorit sirian Bashar al-Assad kanë vizituar një kamp pushimi në Krimenë e aneksuar nga Rusia, njofton agjensia e lajmeve ruse RIA.

Asad takoi një grup ligjvënësish rusë në Damask të dielën pasi Perëndimi nisi sulmet raketore kundër Sirisë, pas një sulmi me gaz helmues nga ana e regjimit.

Ligjvënësit rus kanë bërë me dije se Assad i kishte dërguar fëmijët e tij në kampin e pushimeve Artek në Krime. Rusia aneksoi gadishullin nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që nxiti Shtetet e Bashkuara dhe BE-në që të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

“Fëmijët e mi ishin në Artek vitin e kaluar. Pas udhëtimit filluan të kuptonin më mirë rusishten” citoi një zyrtar rus Assad-in.

Assad ka dy djalë dhe një vajzë, të lindur midis viteve 2001 dhe 2004. Ambasadori i Sirisë në Moskë tha vitin e kaluar se fëmijët kishin filluar të mësonin të flisnin rusisht, sipas njoftimeve të medias ruse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit