7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Evropa ka nevojë për Turqinë, më shumë se sa Turqia për Evropën”

Më të lexuarat

Kryetari i Forumit El Shark, Vadah Khanfar, tha se pozicioni i Turqisë përballë Bashkimit Evropian (BE) është i fortë. “Për mendimin tim Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë se sa Turqia që ka nevojë për Evropën” raporton Anadolu Agency (AA).

Khanfar, i cili ndodhet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, për konferencën “Evropa dhe Fqinjët”, në bashkëorganizim të Forumit El Shark dhe Chatham House, u përgjigj në pyetjet e gazetarit të AA.

“Pavarësisht se është e rreme qasja e Evropës në Lindjen e Mesme duke mbështetur diktaturat ajo ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit”, ka thënë Khanfar. “Kriza në Siri, në Irak dhe në pjesën tjetër të mbetur në Linjden e Mesme vjen në një pikë ku ajo ndikon më shumë ndaj Turqisë se sa ndaj Evropës. Turqia është duke e pozicionuar veten në mënyrë strategjike në rajon dhe në botë”, tha ai.

“Evropa tashmë nuk mbron lirinë dhe demokracinë”

Khanfar thotë se Evropa në marrëdhëniet e saj me vendet e Lindjes së Mesme ka nxjerrë në krye ekonominë. “Evropa nuk ka asnjë qëndrim moral në qajsjen e saj në Lindjen e Mesme. Evropa nuk po mbron më lirinë dhe demokracinë. Më parë të paktën këtë e përdorte si retorikë. Ndërsa Turqia nuk mund të tregojë tolerancë që të shikojë duke mos bërë asgjë ndërkohë që një rend që zhytet tërësisht në kaos, të vërejë një rend rajonal që rrënohet”, tha Khanfar.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Turqia është afruar me Rusinë dhe Iranin ndërsa me Evropën ka vendosur një distancë, Khanfar tha se “Vërej se Turqia me Evropën ka vendosur një distanscë si asnjëherë më parë. Ekonomia e Turqisë rritet shumë më shpejtë se ajo e Evropës. Nga një vështrim, Turqia nuk ka nevojë për Evropën. Evropa është ajo që ka nevojë dhe nuk duhet të përfshihet në punët e saj të brendshme”.

Në vijim Khanfar ka shtuar se Evropa ka larguar Turqinë me qëndrimin e saj kundër punëve të brendshme të Turqisë kryesisht me qasjen në tentativën e grusht shtetit më 15 korrik, dhe tashmë marrëdhëniet e Turqisë me Evropën bazohen mbi marrëveshje në interesa të caktuara.

“Pozicioni i Turqisë tani është shumë më i fortë”

“Ekziston një standard i dyfishtë në qasjen e Evropës ndaj rajonit tonë”, tha Khanfar. “Ata nuk kanë problem të jenë në marrëdhënie të rehatshme me diktatorët. Mbështetën grushtin ushtarak në Egjipt. Tregohen të butë me ato që ne vërejmë se po ndodhin në botën arabe kryesisht në Arabinë Saudite, por kur vjen situata tek Turqia përpiqen të mbajnë fjalime rreth vlerave të të njëjtit lloj. Duke mos u mjaftuar me këtë përfshihen në politkën e brendshme. Jam kurioz ndonjëherë ta di, a kanë ndonjë interes prapa këtij standardi të dyfishtë apo është ideologji?. Sepse nëse ka një interes atëherë interesat e Evropës në Turqi janë më shumë se pjesa tjetër e Lindjes së Mesme”, tha ai.

Pasi ka shpjeguar se Turqia në 60-70 vitet e fundit është afër me perspektivën e NATO-s dhe Evropës, Khanfar tha se “Dobësimi i marrëdhënieve të Turqisë me Evropën dhe NATO-n, nënkupton edhe dobësimin e Evropës”.

Ai ka tërhequr vëmendjen në krizën ekonomike të Evropës dhe largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Për mendimin tim Evropa ka nevojë për Turqinë, më shumë se sa Turqia që ka nevojë për Evropën. Pasi Evropa nuk mund ta lejojë Turqinë të largohet, pozicioni i Turqisë tani është shumë më i fortë dhe ajo mund të sigurojë një marrëveshje në kushte më të mirë në të ardhmen”, thekson Khanfar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit