16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Evropa ka filluar të përfshinin islamofobinë në ligj – historia na tregon se kjo nuk mund të përfundojë mirë

Më të lexuarat

Islami dhe Muslimanët qe një kohë nuk janë të mirëseardhur në Evropë. Nëse ajo nuk ishte e qartë, dje ajo u bë edhe më qartë përmes ligjit të gjykatës Evropiane. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që të lejojë punëdhënësit që të ndalojnë stafin për të veshur shami shihet si një margjinalizim dhe largim i gruas Muslimane nga jeta publike.

Çfarë ndodhi me ndalesën e nikabit në Francë në vitin 2010 dhe vende sikur Gjermania që do ta ndjek këtë standard, trendi i futjes së Islamofobisë në ligje është duke u bërë normale.
Përkrahësit e politikave të tilla mashtruese i tregojnë publikut se këto vendime emancipojnë gruan Muslimane nga prangat e Islamit. Ende, ajo çfarë ligji prezanton është diskriminim nga ingjeniriku social që provon dhe detyron gruan muslimane që të ketë një identitet sekular.

Politika të tilla diskriminuese dhe ksenofobe haptazi janë në kundërshtim me besimin e natyrshëm të Evropës se ajo është një bastion i lirisë dhe ajo dallon nga botë tjetër barbare dhe jo tolerante.

Hipokrizia është irrituese për të thënë më së paku – lider Evropian që e kanë vënë vetveten kundër shoqërive misogjen (paragjykuese ndaj grave) dhe regresive në botën Muslimane, nuk kanë aspak dyshime se ajo çfarë po bëjnë është aplikim diskriminues dhe i prodhuar nga Islamofobia kundrejt gruas Muslimane në vendet e tyre.

Ata injorojnë faktin se çfarë ndikimi ka ky ligj në jetën e gruas Muslimane. Një hulumtim nga Komiteti i Gruas për Barazi ka gjetur se gruaja Muslimane ka tre herë mundësi më shumë të mos jetë e punësuar. Sipas raportit ajo që ndikon më shumë në këtë është “paragjykimi i pavetëdijshëm” në diskriminimin kundër gruas që vesh hixhab ose kanë emra musliman bombardues.

Një raport i njëjte nga Rrjeti Evropian kundër Racizmit, që mbulon tetë vende që nga Franca deri në Holandë, tregon se ky diskriminim në vendet e punës ka ndikim negativ për gruan Muslimane çdo kund në Evropë.

Margjinalizimi ekonomik nuk është e vetmja pengesë që sot gruaja duhet të përballet me vendimet që ajo sot merr. Ka më shumë pasoja të tmerrshme për gruan mesatare që ecë në rrugët e Londrës dhe Parisit. Shumë raporte vijnë që shumë gra me hixhab janë zvarritur në rrugët e Londrës dhe tjetër grua që është sulmuar vetëm pse kishte veshur hixhab në Vjenë! Më thoni çfarë lloj mesazhi dërgon kjo tek ata njerëz që gjejnë një copë rrobe ofenduese mjaftueshëm për të sulmuar gruan për të?

Alarmuese, ky vendim i marrë gjykata Evropiane është i ngjashëm sikur legjislacioni anti – Hebrenj që kaloi në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ligjet e Nurembergut në mënyrë specifike kufizuan një grup social nga një nivel ekonomik. Hebrenjtë ishin të ndaluar nga profesionet si mami dhe legjislativ dhe kontratat shtetërore ishin anuluar me pronarët e bizneseve hebrenj. Kjo nuk ka aspak dallime me atë ti thuash një gruas që ajo nuk është e mirëseardhur në një vend pune nëse ajo vendos të identifikohet si një anëtare e një feje.

Ka njerëz që këtë do ta shohin këtë si një fitore për Evropën që mban ideale sekulare. Sidoqoftë, historia nga tregon se kësi vendime janë marrë për të justifikuar trajektore më të liga. Kjo ndalesë e re është indikator shqetësues i armiqësisë së Evropës ndaj qytetarëve Musliman.

Mos të harrojmë se kjo ishte e ngjashme me kushtet sociale dhe ekonomike të Evropës që Hebrenjtë e Evropës u bënë kokë turku(sakrifikuan) për të gjitha sëmundjet e shoqërisë. Ka mundësi që historia e përsërit vetveten dhe gruaja Muslimane është viktima e re e krizës së identitetit Evropian për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike.

Sofia Ahmed / TheIndependet
Përshtati në shqip: KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit