Erdogan zbret në Tiranë me 100 biznesmenë

0
30
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë sot Tiranën, ku do të mbahet një tryezë me biznesin.
 
Presidenti turk do të shoqërohet në këtë vizitë, nga një grup biznesmenësh turq, që pritet të jenë mbi 100 dhe që do të vlerësojnë mundësitë e investimeve në vendin Shqipëri.
 
Agjenda e Presidentit Erodgan do të nisë me takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në orën 11:30, ndërsa në orën 13:40 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
 
Në orën 14:00 Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama, dhe më pas, agjenda e Presidentit turk vijon me takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, në orën 16:30.
 
Vizita e kryeministrit turk vjen pas asaj të homologut shqiptar Edi Rama, i cili mori pjesë në një forum biznesi në Stamboll, ku ftoi investitorët turq të investojnë në Shqipëri, në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia.
 
Agjenda e takimeve:
 
Ora 10:00 Ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë.
 
Takimi / Bisedimet midis delegacioneve / Nënshkrim marrëveshje
 
Ora 12:00 Konferencë e përbashkët për shtyp
 
Ora 15:00 Ceremonia e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.
 
Ora 18:15 Pjesëmarrje në Forumin e Biznesit Shqipëri-Turqi, në prani të Presidentit Nishani.