14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan në Nigeri: Terrorizmi nuk ka fe as komb

Më të lexuarat

Erdogan gjithashtu ka vënë në dukje se Nigeria në vitet e fundit ka shënuar rritje serioze në fushën e ekonomisë dhe ka theksuar se bashkë me të kanë ardhur edhe një grup prej 150 biznesmenësh

ABUJA (AA) – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në konferencën e përbashkët me presidentin e Nigerisë Muhammadu Buhari deklaroi se “Vërejmë në Irak, vërejmë në Siri, vërejmë në Nigeri, në Jemen, ai që vret thotë ‘Allahu Ekber‘ ai që vritet thotë ‘Allahu Ekber‘ sepse terrorizmi nuk ka fe, nuk ka komb”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presiedenti Erdogan ndodhet për vizitë zyrtare në kryeqytetin Abuja të Nigerisë ku pas takimit kokë më kokë me presidentin nigerian Muhammadu Buhari dhe atë mes delegacioneve në rezidencën presidenciale është mbajtur një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy shteteve.

Në këtë ceremoni është nënshkruar Memorandumi për bashkëpunim mes Turqisë dhe Nigerisë në fushat e tregtisë dhe ekonomisë. Pas kësaj ceremonie Erdogan dhe Buhari kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij Erdogan tha se rrënjët e marrëdhënieve të dy vendeve datojnë që në shekullin e 16-ë, dy vendet janë mike dhe vëllezër gjithashtu në të njëjtën kohë si një aktor rajonal dhe global Nigeria është një nga 10 vendet e cila ka ofruar më shumë kontribut në misionet paqësore të Kobeve të Bashkuara.

“Patëm mundësinë të vlerësonim zhvillimet rajonale dhe globale. Marrëveshjet dhe memorandumet mirëkuptimit që kemi nënshkruar janë dokumente të cilat do të çojnë nënjë pikë më përpara marrëdhëniet e dy vendeve”, tha Erdogan.

Duke shprehur se hapat e hedhur me Nigerinë për të ardhmen kanë aspekte politike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore Erdogan ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënive mes parlamenteve të dy vendeve dhe formimi i grupeve të miqësisë do të ofrojnë kontribute të mëdha.

– “Çdo akt i pabesë në Nigeri, djeg edhe zemrën e Turqisë”

Presidenti Erdogan pasi ka transmetuar se “çdo akt i pabesë që ndodh në Nigeri djeg edhe zemrën e Turqisë e cila një kohë të gjatë lufton kundër terrorizmit” ai ka shprehur më tej se “personalisht dhe në emër të kombit tim dëshiroj të shpreh edhe njëherë ngushëllimet për aktet jo njerëzore të ndodhura më 31 janar dhe 9 shkurt. Kjo është një provë tjetër se këto akte janë fytyra e përgjakur e terrorizmit i cili është i njëjtë në të gjithë botën”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit