16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan kritikon ashpër përdorimin e shprehjes “terrori islamik”

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi ashpër përdorimin e shprehjes “terror islamik” në mediat botërore, duke treguar standard të dyfishtë midis islamit dhe besimeve të tjera.

“Rreth 1 milion myslimanë Rohingya i janë nënshtruar gjenocidit dhe po ikin në Bangladesh. Ne asnjëherë nuk kemi thënë se myslimanët Rohingya po vriten nga budistët. Masakrën janë duke e bërë budistët, por ne nuk e kemi përdorur këtë shprehje. Tani u bëj thirrje atyre që duan t’i paraqesin budistët aq të dashur në botë: Çka ju jep të drejtën të thoni ‘terrori islamik?’”, tha Erdoğan në një takim me komunitetin turk amerikan dhe myslimanët amerikanë të organizuar nga Komiteti Kombëtar Drejtues Turk (TASC) në New York.

Presidenti i Turqisë kishte kritika të ngjashme për portretizimin e organizatës terroriste DEASH si përfaqësuese të islamit. “Kushdo që vret një njeri, është sikur të ketë vrarë tërë njerëzimin. Kjo është ndër parimet e besimit tonë. Askush nuk guxon ta asociojë DEASH-in me islamin apo myslimanët. DEASH-i nuk ka lidhje me islamin, është organizatë terroriste”, tha Erdoğan.

“Në çdo vend të botës ndodhin akte të terrorit të organizuara nga persona të grupeve të ndryshme të besimit. Megjithatë, vetëm kur fajtori është myslimanë, ai quhet ‘terror islamik’. Por, kur fajtori i përket ndonjë besimi tjetër, atëherë rasti humbet ende pa kaluar kufijtë e rastit gjyqësor. A keni dëgjuar deri më sot ‘terrori kristian’, ‘terror hebre’, ‘terror budist’, ose, në qoftë se personi nuk i përket asnjë besimi, ‘terror ateist’?”, tha Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ai shtoi se në kulturat e tjera mund të ketë njerëz që vdekjen e një personi e shohin si tragjedi, kurse vdekjen e një milion njerëzve vetëm si statistikë, por, për myslimanët çdo shpirt i pafajshëm është i barabartë me tërë botën./ trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit