16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdoğan: Evropa ka rënë në provimin e demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut

Më të lexuarat

“Ata të cilët për shkak të populizmit politik nixtën qëndrimet anti-islame dhe anti-emigrante, ranë në gropat e bëra me duart e tyre”, ka thënë Erdoğan në Stamboll

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll deklaroi se muret evropiane të sigurisë dhe prosperitetit po dridhen, por jo për shkak të refugjatëve dhe muslimanëve, por këto mure dridhen nga vetë qytetarët e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot iu drejtua qytetarëve të tubuar në lagjen Uskudar të Stambollit, në ceremoninë me rastin e përfundimit të disa projekteve të rëndësishme në këtë komunë të Stambollit. Në fokus të fjalimit të Erdoğanit ishin protestat e sotme të “jelekëve të verdhë”, të cilat po mbahen në Francë, Belgjikë dhe Holandë, dhe gjatë të cilave pati përleshje mes demostruesve dhe policisë.

Erdoğan shprehu shqetësime për zhvillimet në rrugët e qyteteve evropiane.

“Kundërshtojmë kaosin që shkaktojnë protestuesit, por edhe përdorimin e forcës së tepruar ndaj tyre”, tha presidenti turk duke shtuar:

“Ata të cilët për shkak të populizmit politik nixtën qëndrimet anti-islame dhe anti-emigrante, ranë në gropat e bëra me duart e tyre. Muret e prosperitetit dhe sigurisë për të cilat dridheshin kaq shumë frikë, filluan të lëkunden, por jo për shkak të refugjatëve apo muslimanëve. Këto mure po i dridhin qytetarët e tyre”, tha ai.

Erdoğan nënvizoi se fotografia e sotme në rrugë tregon se Evropa ka rënë në provimin e demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.

Gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë deri më tani janë ndaluar 700 persona, konfirmoi Laurent Nunez zyrtari shtetëror në Ministrinë e Brendshme franceze. Ai shtoi se në protestat e sotme që po mbahen në disa qytete të Francës janë mbledhur mbi 31 mijë qytetarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit