9.1 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Erdogan: Bota është në duart e një sistemi ndërkombëtar të plasaritur

Më të lexuarat

Sistemi ndërkombëtar, ku kanë lidhur shpresat miliarda njerëz është krisur me plot kuptimin e fjalës” tha Erdoan.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) tha se është ‘krisur’ sistemi ndërkombëtar, ku miliarda njerëz kanë lidhur shpresat.

Në darkën e Samitit të 4-t Ndërkombëtar të Gjykatave të Larta, që u zhvillua në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll, Erdoan iu drejtua të ftuarve nga vende të ndryshme të botës, që kishin ardhur për samitin në Stamboll.

Ai theksoi se drejtësia është vlera e përbashkët dhe kërkesa e të gjithë njerëzimit.

Erdoan bëri të ditur se në rruzullin tokësor nuk kanë ndalur mizoritë, padrejtësitë, britmat dhe lotët dhe shtoi: “Nëse njerëzimi nuk mund të pengojë masakrimin në mënyrë të llahtarshme të dhjetëra mijërave, qindra mijërave, miliona njerëzve në Bosnje, Mianmar (Birmani), Siri, atëherë si mund të flitet për drejtësi në botë?”.

“Nëse ushqimet, që shpërdorohen duke u hedhur në plehra në shoqëritë perëndimore, kanë arritur në dimensionit që mund të ushqejnë tërë të uritur në Afrikë, atëherë për çfarë drejtësie mund të flitet. Në një botë ku vendet, që i mbyllin dyert të vuajturve vetëm për sigurinë dhe mirëqenien e tyre, mbajnë emrin e vendeve të zhvilluara, cili prej nesh mund ta ndjejë veten brenda rrethit të drejtësisë?” tha Presidenti Erdoan.

Ai tha se shumë institucione, si Organizata e Kombeve të Bashkuara, që kanë si qëllim sigurinë dhe mirëqenien e tërë njerëzimit, në këtë aspekt kanë shumë dokumente ndërkombëtare të nënshkruara.

“Dua të them me keqardhje se këto institucione, nuk punojnë në mënyrën e parashtruar në këto dokumente. Sistemi ndërkombëtar, ku kanë lidhur shpresat miliarda njerëz është krisur me plot kuptimin e fjalës” tha Erdoan duke shtuar se Turqia, në çdo rast bën të ditur se në Kombet e Bashkuara dhe veçanërisht në Këshillin e Sigurimit ndjehet nevoja për reforma.

“Në themelin e formulës ku shprehemi se ‘Bota është më e madhe se 5’ është kërkesa për drejtësi. Fati i 193 vendeve të botës në duart e 5 vendeve madje lidhja e fatit të tyre vetëm me një vend, është një padrejtësi e madhe. Për këtë arsye ne kërkojmë rikrijimin e sistemit. Ne themi se besojmë që ky sistem ka nevojë plotësisht për reformë” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit