4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Emrat e Allahut janë “teukifije” (brenda kornizave të sheriatit, të përkufizuara)

Më të lexuarat

Qëndrimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit rreth Emrave të Allahut është se ata janë ‘teukifije’ dhe nuk është i lejuar emërtimi i Allahut të Lartësuar me atë për të cilën nuk kemi tekst.
Duke qenë se Emrat e Allahut të Lartësuar janë nga çështjet e gajbit (fshehtësisë), njohja e të cilave është e pamundur, vetëm se përmes të Dërguarve, të cilëve Allahu u ka treguar çështjet e fshehtësisë vetëm për ato që Ai do, e pastaj ata ua komunikojnë njerëzve, këtu nuk është e lejuar analogjia (kijasi) ose ixhtihadi, pasi ky është një prej kapitujve ku nuk është i lejuar ixhtihadi.
Ebu Sulejman Hatabi thotë: “Nga dituria e këtij kapitulli do të thotë se Emrat dhe Cilësitë dhe çka kanë të bëjnë me dispozita të tyre dhe me kushtet, të gjitha këto, nuk duhet të tejkalohen, por janë ‘teukifije’ e as nuk përdoret analogjia (kijasi).”
Kështu që ‘Bujari’ nuk është e lejuar të krahasohet me Dorëliri, Dorëhapuri, edhe pse janë sinonime (të përafërta në kuptim), ngase emri ‘Sehij’, Dorëhapur, Dorëlirë, nuk është përmendur ashtu siç është përmendur ‘Xheuad’, Bujari, pastaj Dorëliri, Dorëhapuri është vënë për butësi.
Po ashtu, në Emrat e Allahut ka ardhur emri ‘Kauij’, i Forti, dhe nuk krahasohet me të i Fuqishmi, edhe pse janë të përafërt në përmbajtje dhe kuptim. Po ashtu, nuk krahasohet i Plotfuqishmi me ndonjë sinonim tjetër.
Nga Emrat e Tij është edhe i Gjithëdijshmi e nga cilësitë e Tij është dituria, ndaj nuk duhet krahasuar me to e ta emërtojmë me Njohës, ngase nga njohja rezultojnë shkaqet përmes të cilave arrijmë tek dituria e një gjëje.
Emrat e Bukur të Allahut mund të vijnë në njëjës, por mund të vijnë edhe të shoqëruar nga ndonjë emër tjetër dhe këtë e vërejmë shpesh tek Emrat e Bukur dhe nga kjo rezulton se Allahut i takon plotshmëria nga njëjësi i dy apo më shumë emrave dhe plotshmëria me rastin e bashkimit të dy apo më shumë emrave. Ka nga Emrat e Tij që nuk mund të vijnë vetëm se në krahasim me emrin tjetër, pasi e tërë plotshmëria reale e Tij është në bashkimin e tyre.

Kushtet e pranimit të Emrave të Bukur

1. Nga kushtet e njësimit është edhe vërtetimi i tyre në tekst kuranor apo Sunet Profetik, përderisa nuk është transmetuar nga i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ndonjë hadith për përcaktimin e tyre, ndaj për njësimin e tyre patjetër duhet të ekzistojë tekst kuranor apo hadith i vërtetë. Ky kusht është marrë nga fjala e Allahut: “Allahu ka emrat më të mirë”. Shprehja emrat tregon se ata janë prezentë, ngase nyja shquese el këtu tregon shquarsinë, pasi kërkohet nga ne njësimi i tyre e jo prejardhja. Kështu që njësimi nuk mund të bëhet përveç për atë që ekziston dhe është e shquar, prandaj kjo mund të mësohet vetëm me tekst kuranor apo hadith profetik. Ibn Tejmije thotë: “Emrat e bukur të njohur janë ata që kanë ardhur në Kuran dhe Sunet.”

2. Kushti i dytë është që emri të jetë i përveçëm, ndaj kushtëzohet në njësimin e tyre që emri që vjen në tekst të jetë për qëllim i përveçëm dhe dallues me veçoritë e emrit të cilat janë të njohura në gjuhë. Ibn Tejmije thotë: “Emrat e bukur të njohur janë ata me të cilët thirret Allahu.” Kështu që shumë emra të njohura në gjuhën e njerëzve në realitet janë veçoritë e foljeve e nuk janë emra, e kjo është në kundërshtim me atë që është konsensus mes selefëve, se emrat e bukur janë ‘teukifije’.

3. Kushti i tretë është përgjithësimi. Të vijë emri në mënyrë të përgjithshme duke mos e veçuar apo lidhur, në mënyrë që të tregojë lavdërim në vetvete, ngase lidhja dhe veçimi konsiderohen nga mirësia dhe bukuria, varësisht nga sasia e asaj që është lidhur e Allahu i Lartësuar ka përmendur Emrat e Tij me pafundësi për nga bukuria e ka thënë: “Allahu ka emrat më të mirë”. Pra, bukuri e pakufizuar. Ibn Tejmije thotë: “Emrat e bukur të njohur janë ata të cilët tregojnë lavdërim në vetvete.”
4. Kushti i katërt. Emri të përmbajë cilësi, ndaj patjetër emri duhet të jetë në pajtim me atë që është emërtuar, ngase Allahu na ka sqaruar se Emrat e Tij janë emra dhe në vete përmbajnë cilësi, ndaj dhe ka thënë: “Thuaj: ‘Thërrisni: Allah ose thërrisni Er Rahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra)’, Emrat e Tij janë më të bukurit.” (Isra, 110.)
Ndaj çdo gjë që nuk tregon për cilësi që ka të bëjë me Qenien e Allahut, nuk konsiderohet si emër. Shembull për këtë kemi siç ka ardhur në hadithin kudsij: “Unë jam koha”. Kështu që koha është emër, mirëpo nuk mbart kuptimin e Emrave të Bukur, pasi në realitet është emër për kohën.
5. Kushti i pestë. Që cilësia për të cilën tregon emri të jetë në shkallën më të lartë të bukurisë dhe përsosmërisë, në mënyrë që të mos jetë kuptimi i shprehjes në rast të veçimit të shprehjes i ndarë në plotshmëri apo mangësi, apo të përmbajë diçka që llogaritet nga bukuria.
Dijetarët islamë kanë nxjerrë çdo emër i cili nuk pajtohet me kushtet e sipërpërmendura, të cilat janë të njohura tek njerëzit se janë nga shtesat që ka futur Uelid bin Muslimi në përmbledhjen e Tirmidhiut, numri i të cilëve është njëzet e nëntë. Ata janë: Përulësi i jobesimtarëve, Lartësuesi i besimdrejtëve, Ngritësi i të udhëzuarve, Nënshtruesi i të lajthiturve, i Drejti, Fisniku, Ringjallësi, Gjithënjohësi i krijesave, Nismëtari i çdo gjëje, Rikrijuesi, Jetëdhënësi, Jetëmarrësi, Kreatori, i Nderuari, Udhëheqësi, Ndëshkuesi i të padrejtëve, Atij i takon madhështia dhe nderi, Drejtësidhënësi, Tubuesi i krijesave, Pasuridhënësi, Privuesi i çdo gjëje, Krijuesi i së keqes, Krijuesi i së mirës, Dritë, Udhëzuesi, Shpikësi nga asgjëja, i Përhershmi, Frymëzuesi dhe Duruesi.

Husejn Serraxh
14.9.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit